Zyrtari i lartë kinez: Vaksina e parë e koronavirusit mund të jetë gati deri në shtator
Një zyrtar i lartë kinez ka deklaruar se vaksina e parë e koronavirusit në vend mund të jetë e gatshme në më pak se pesë muaj.
Dr Gao Fu, drejtor i përgjithshëm i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, tha që shteti komunist pret të jetë një kandidat i suksesshëm për zhvillimin e vaksinës kundër virusit Covid-19.
Shefi i shëndetësisë shtoi se vaksina do të përdoret për situata emergjente, siç mund të jetë shpërthimi i ndonjë vale të re të virusit.
Dr Gao tha për televizionin shtetëror kinez CGTN të enjten:
Për të zhvilluar një vaksinë ose ilaç specifik, duhet gjithmonë kohë. Për shkak se vaksina do të përdoret për njerëz të shëndetshëm, ju dëshironi të siguroheni që vaksina që po zhvillohet është e sigurt dhe efikase.
Virologu tha gjithashtu se Kina po udhëheq përpjekjet për zhvillimin e një vaksine kundër virusit potencialisht vde kjeprurës.
Ai shtoi:
Deri në shtator mund të kemi një vaksinë që do të përdoret për raste urgjente. Si për shembull, nëse do kemi një shpërthim të ri të virusit.