Lajme Javore

Informohu i pari

Zoti ia shpërbleftë/ Këta janë dy shqiptarët nga Kosova që do lüftojnë për lirinë e Ukrainës

Dy shqiptarët e parë nga Kosova i janë bashkuar zyrtarisht Ukrainës kundër agresorit rus. Të dy ata vijnë nga komuna e Therandës dhe thonë se arsyet e shkuarjes atje janë humane. Ata shtojnë se kanë pak përvojë ushta rake.

Kanal 10 që po transmeton pamje direkte nga kufiri i Ukrainës me Poloninë ka arritur të marrë në intervistë Behlulin dhe Shalën.

“Arsyet janë thjesht shumë humane. Na kanë prekur këto pamje dhe një ar m ik i përbashkët”, thotë Maliq Behluli. Ndërkohë Shala shpreson që Ukraina të ndryshojë mendje për Kosovën pas këtyre zhvillimeve.

“Të gjitha shtetet e BE-së e përkrahin Ukrainën. Dihen qëndrimet e Rusisë. Ndoshta Ukraina do të ndërrojë mendje e të na përkrahë”, tha Ismet Shala.

Ata tregojnë se përvojat e tyre në fush betejë janë të pakta, por që e kanë përjetuar më parë në Kosovë në vitin 1999. “Na kujtojmë çfarë kemi hequr në Kosovë”, thotë Behluli.

“Nuk kam përvojë. Pamjet flasin vetë. Fëmijë, gra. Burra nuk shihen. Do të solidarizohemi me civilët e Ukrainës. Për paqe çdokush ka të drejtën të luftojë”, shtoi Shala.