Lajme Javore

Informohu i pari

Zot ku paskam qenë/ Ja veprimi i parë që bëri Fifi sapo doli nga Big Brother

Ditën e sotme Fifi mori vendim të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP.

Këngëtarja nga Kosova tha se nuk ndjehej më mirë për ta vazhduar lojën e saj aty.

Këngëtarja tani ka arritur në shtëpinë e saj në Tiranë, derisa dëgjohet duke thënë se edhe dhomës së saj po i vjen era FIF.

Theksojmë se me tu larguar, Fifi u prit në zyret e Top Channel nga shoqëria e saj e ngushtë.

Aty ishte edhe Arditi dhe Paloma, derisa nuk mungoi njëri prej anëtarëve të Three Dots, Klajdi Haruni.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e Fifit ka ngjallur reagime të shumta në publik, të cilët kanë qenë një zëri që ajo të largohet nga loja e Big Brother VIP.