Lajme Javore

Informohu i pari

Zot jepi forcë/ Nuk do ndalet me kaq, Putin do të shkatërrojë gjithë Ukrainën

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili i tha Jake Tapper të “CNN” se ajo nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin po synon vetëm të marrë rajone të caktuara të Ukrainës, por se ai “po shk atërron të gjithë vendin”.

“Nuk duket më se ai thjesht synon të aneksojë disa rajone. Tani duket se ai po shkatërron të gjithë vendin. Është një lu ftë e shkat ërrimit në masë në një farë mënyre,” tha Zourabichvili raporton “CNN”.

Ajo shtoi, “Kam dëgjuar deklaratat e tij sot se e gjithë kjo po shkon sipas planeve, nuk jam aq e sigurt se është sipas planeve … Ai nuk po planifikonte mënyrën si po rezistonte Ukraina. Ai pati një su lm masiv që ishte shumë psikologjik me forcat e tij që përdoreshin nga të gjitha anët. Dhe nuk funksionoi. Sigurisht usht arakisht ai ka epërsi, e cila një ditë apo tjetrën do të shfaqet. Por vendosmëria dhe rezistenca e popullit dhe lidershipit ukrainas është me të vërtetë shumë e admirueshme”.

v