Lajme Javore

Informohu i pari

Zi e madhe/ Një grua 46 vjeçe ka nderruar jete ne nje nga urbanet e Tiranes…

Një grua ka ndërruar jetë paraditen e sotme në një nga linjat urbane të qytetit. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në Laprakë ka ndërruar jetë një grua 46 vjeçe, teksa lëvizte me urban.

Edhe pse është tentuar t’i jepej ndihma e parë nga njerëzit përreth, ishte shumë vonë dhe e pamundur ta mbanin në jetë.

“Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dh u*e dhe dyshohet se humbja e jetës mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njofton Policia.

Detaje të tjera nga kjo ngjarje e trishtë pritet të mësohen në minutat në vijim, kur të kenë përfunduar edhe procedurat mjekësore dhe ato policore për raste të tilla.

Për fat të keq nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodh ky fenomen, pasi edhe më parë ka pasur raste të ngjashme, por pa humbur jetën.