Lajme Javore

Informohu i pari

Zi e madhe/ Gazetari i njohur shqiptar ndahet nga jeta papritur





Gazetari i News24, Prend Shota është ndarë sot nga jeta. Mësohet se Prend Shota ka ndërruar jetë pas një infa rkti k ardiak.

Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.

Ndërkohë, pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizori. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.