Zhduket doktoresha që zbuloi koronavirusin dhe paralajmëroi mjekët e Kinës, nuk dihet asgjë për të
Një doktoreshë në Wuhan që ishte ndër të parët që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit është zhdukur, duke shkaktuar shqetësime se ajo është ndaluar nga autoritet, thonë raportimet.
Dr Ai Fen tha se ajo u përball me qortime të shumta dhe jashtëzakonisht të ashpër nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan, pasi ndau fotografi të një raporti pacientësh të prekur me ‘SARS koronavirus’.
Imazhi që ajo postoi u përhp me shejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.
Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.
Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit.
Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi.
Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëheshe me shumë vonesë.
Pastaj, sapo filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit – përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur koronavirusin fillestar.
Mendohet se edhe tani, numri i të infektuarëve dhe vdekjeve në total mund të jenë raportuar gabim në Kinë, duke na çuar në një dizinformim. Thuhet se numri i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.
Përpara se Dr Ai të zhdukej u shpreh se ndihet shumë keq, pasi 4 kolegët e saj përfshirë edhe Dr Li, kishin kontraktuar virusin dhe vdiq ndërsa luftonte me shpërthimin.
“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do më interesonin qortimet e ashpëra. Unë do t’i tregoja të gjithëve”, tha Dr Ai.
Intervista u postua të martën, por u tërhoq shpejt nga media sociale nga botuesi i saj People (Renwu) Magazine.
Më 30 Dhjetor, Dr Ai mori raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”. Ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit.
Epidemia SARS 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8,000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Mjekja qarkulloi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të raportit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe një bisedë në grup brenda departamentit të saj.
Dr Ai tha që ajo paralajmëroi autoritetet e spitalit për rastin.
Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit.
Dr Ai tha që ajo u përball me qortime jashtëzakonisht të ashpëra dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve si profesionist nga zyrtarët e spitalit.
“Unë isha e shokuar”, vazhdoi ajo.
‘Cfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të? ‘
Okulisti Li Wenliang ishte në mesin e tetë personave që ndanë foton e Dr Ai përpara se policia t’ja tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rrema dhe për paralajmërimin e publikut për SARS, në një treg ushqimesh deti Wuhan në mediat sociale./ Burimi : Metro.co.uk /