Lajme Javore

Informohu i pari

”Zemra e nënës nuk gënjen kurrë”, historia e gruas 3 muajshe shtatzënë që e ndjeu se vajza ishte me..

Amber DeAnn Rojas, nënë e 5 fëmijëve nga Teksasi, e ndiente që pas lindjes së katër fëmijëve (dy prej të cilëve  ishin binjakë) shtatzënia e fundit nuk ishte e njëjtë me të parat, dhe kishte të drejtë. Menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së pestë, ajo zbuloi se vajza kishte sindromën Down. “Nuk e di si dhe kur, por gjithmonë i thoja bashkëshortit që ky fëmijë do të ishte ndryshe. Shtatzënia ishte normale, megjithatë e dija që më priste diçka e re. Kur mora në krahë ndjeva shumë emocione, por vetëm pasi e pashë në fytyrë e vura re se vuante nga sindroma Down.

Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë poshtë dhe për çudinë time, ishte vajzë! Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!” Pas i bënë disa kontrolle të porsalindurës, mjekët i shpjeguan prindërve se vajza e tyre Amadeus kishte disa shenja të sindromës Down. Edhe pse Amber thotë se nuk dinte shumë rreth kësaj gjendjeje shëndetësore, nuk ishte shqetësuar edhe aq shumë nga lajmi. Nuk na intereson që ka sindromën Down sepse jemi të gjithë të fiksuar pas saj. Ajo është si të gjithë fëmijët e tjerë që kemi. Ka nevojë për qumësht.

Qan kur është bërë pis ose nuk ndihet mirë. Qesh kur na sheh, prandaj e duam pa masë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë të gjithë së bashku për një komunitet që nuk e njihnim më parë. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.” Deri tani Amber po e shijon lidhjen me vajzën. Edhe pse Amadeus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër për shkak të një defekti, familja Rojas shpreson që vajza e tyre të shërohet shumë shpejt./Burimi ”POP SUGAR”

POPI