Lajme Javore

Informohu i pari

Zbulohet skandali/ Gjermania i ka shitur ärmë Putinit? Flet Zelynski: Samiti do tregoje kush është mik dhe kush na tradhtoi për para

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy paralajmëroi liderët perëndimorë që takohen në Bruksel se Rusia po ushtron fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës që të ndërhyjnë në lu ftë.

“Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lobojnë për interesat e tyre. Këto janë interesat e lu ftës. Ne e dimë se ata po punojnë me disa partnerë,” tha Zelensky përpara samiteve të G7, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që do të mbahen në Bruksel sot.

“Pozicioni ynë i vendosur do të përfaqësohet në këto tre samite. Në këto tre samite do të shohim: kush është mik, kush është partner dhe kush na tradhtoi për para”.- tha ai, raporton Skynews.

Rreth 40% e Evropës furnizohet me gaz rus. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar burime alternative të energjisë teksa kërkojnë sanksione ndaj Moskës. Zelensky do t’i drejtohet samitit të NATO-s përmes lidhjes video dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, duke përfshirë sistemet e avionëve dhe anti-ajror.