Zbulohen disa nga bizneset që do ngrenë qepenat prej datës 4 maj
Ditën e sotme në një konferencë për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar bizneset që do të ngrenë “qepenët” në datë 4 Maj.
Vendimi është marrë në kuadër të lehtësimit të masave gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ajo listoi disa kategori biznesesh mes tyre dyqanet e pajisjeve elektronike, të luleve etj.
Do të lehtësojmë masat për një kategori biznesesh, që nga bizneset e tregtimit të veshjeve, tekstileve, mobilieve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve dhe një seri tjetër të kategorizuar të bizneseve për të lehtësuar ekonominë familjare dhe për të rihapur këto aktivitete sipas protokolleve strikte të cilat janë përcaktuar.
Lista e bizneseve që do hapen:
- Tregtimi i veshjeve
- Tregtimi i tekstileve
- Tregtimi i mobilieve
- Tregtimi pajisjeve elektrike për ndriçim
- Tregtimi i pajisjeve elektronike
- Dyqanet e luleve