Lajme Javore

Informohu i pari

Xhensila ka sot ditëlindjen. Besi i bën surprizën që e la gojëhapur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Edhe pse në kushte karantine, Besi ka arritur ta bëjë të të lumtur Xhensilën me një surprizë shumë të bukur.

Këngëtarja në postimet e saj të fundit në Instagram tregon se Besi e ka zbukuruar shtëpinë me tollumbaca dhe një kuti të madhe me trëndafila të verdhë.

Në një foto Xhensila me Ajkën shfaqen duke vështruar të mahnitura dekorin e mrekullueshëm, ku në mes janë vendosur edhe dy tollumbace me numrin 27.