Lajme Javore

Informohu i pari

Xhamia në Podujevë vendos pako: Merr një pa pagesë ti që ke nevojë!

Edhe në Kosovë gjendja është e rënduar prej Covid-19. Po ashtu edhe në Kosovë ka shumë persona që janë në kushte të vështira ekonomike.

Por një xhami në Podujevë ka bërë një gjest të madh. Jashtë kësaj xhamie janë vendosur pako me ndihma dhe në një banderolë të vendosur aty afër shkruhet:

Merr një pako, pa pagesë ti që ke nevojë.
Një shqiptar i Kosovës e ka nisur një foto në JOQ Albania, ku dallohen ndihmat që janë vendosur para kësaj xhamie.

Mesazhi i tij:

Kjo xhami ne Podujeve u ka dal sado pak ne ndihme familjeve ne neëoje sot me ane te kesaj iniciative.
Kujtojmë këtu se në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale.