Lajme Javore

Informohu i pari

Xhaçka: Kush nuk e kalon kufirin duhet të kthehet në shtëpi, nuk i biem dot murit me kokë/ “Fatmirësisht rruga në kthim është e lirë”.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim të drejtpërdrejtë përsëriti thirrjen që qytetarët shqiptarë të bllokuar në kufirin Grek të rikthehen në shtëpi, në banesat e tyre .

Xhaçka tha se është biseduar me palën greke dhe se janë duke u ndjekur procedura të zakonshme, njësoj siç bëjnë me çdo shtet tjetër.

“Do të duhet të kthehen në shtëpi, ti nënshtrohen dhe njëherë  dhe do të duhet në një moment të dytë.

Po ashtu ajo theksoi se masat dhe kufizimet nuk i ka vendosur vetëm Greqia. I vendosi dhe Anglia me Francën, ne nuk protestuam kur Austria e mbylli linjën e saj ajrore. Shteti fqinj ka marrë këto masa në këto kohë të pazakonta.

Ne do t’i respektojmë sepse nuk çfarë të bëjmë, nuk i biem dot murit me kokë. Ja shumë e trishtuar që shumë nëna, fëmijë janë ekspozuar tek kjo torturë, por është vendimi i tyre. Fatmirësisht rruga në kthim është e lirë”, tha Xhaçka.