Lajme Javore

Informohu i pari

Vuçiç paralajmëroi izolimin! Serbët “dje gin” Beogradin, shpërthejnë në protesta

Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër njoftimit të presidentit Vuçiç për një izolim të mundshëm të vendit, pasi situata e koronavirusit është përkeqësuar.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës mbi mijëra njerëz, ndërsa këta të fundit bërtisnin “Dorëheqje! Dorëheqje! “.

Qytetarët u mblodhën përpara Parlamentit, teksa qindra prej tyre tentuan të hyjnë brenda. Më herët, Presidenti Aleksandar Vuçiç e quajti situatën e virusit në kryeqytetin serb të Beogradit “alarmante” dhe “kritike” pasi spitalet e qytetit kishin afruar kufijtë e tyre të aftësive.

Ndërkohë në protestë ka dalë edhe opozita, e cila i është bashkuar protestës së qytetarëve, pasi ata akuzojnë Vuçiçin për manipulim të zgjedhjeve.