Lajme Javore

Informohu i pari

Vjen një tjetër lajm i mirë nga Gjermania, jepet ‘OK’ për testimin e vaksinës tek njeriu

Një lajm i mirë vjen nga gjermania e cila i ka dhënë “Ok” testimit të vaksinës kundër Covid-19 tek njeriu.

Këtë zhvillim të ri të rëndësishëm e bën me dije ambasada gjermane në Tiranë e cila thotë se në Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër koronavirusit duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm.

Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive, shkruan ambasada në “facebook”.

“Së bashku kundër Corona Virusit- në Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë”, shkruan ambasada.