Lajme Javore

Informohu i pari

Vjen lajmi nga Ukraina/ Rusia ka ndalur sülmet vetëm në këto dy qytete

BBC mësoi fillimisht për një a rmëp ushim të përkohshëm dhe korridore humanitare në dy qytete juglindore të Ukrainës nga Ministria ruse e Mbrojtjes – e cila tha se ishte rënë dakord me palën ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një ar mëpus him të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) të shtunën nga dy qytete në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha.

Tani ka dalë edhe konfirmimi zyrtar ukrainas nga kreu i administratës us htarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko. Ai konfirmon a rmëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) dhe thotë se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.

Le të shohim më nga afër dy qytetet ukrainase ku sapo ka filluar një arm ëpushim i përkohshëm lokal.

Pse është i rëndësishëm Mariupol? Mariupol – një qytet port me 450,000 banorë në juglindje të vendit – është i rrethuar nga forcat ruse dhe është vënë nën gra natime të rënda.

Nëse Mariupol bie, kjo do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë – të cilën Rusia e aneksoi në 2014 – dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia, Luhansk dhe Donetsk.

Po Volnovakha? Ky qytet më i vogël është ndoshta më pak i njohur. Ndodhet në veri të Mariupolit dhe gjithashtu ka pësuar përplasje të rënda që nga fillimi i pushtimit. Qyteti është një vend kyç pasi ndodhet në rrugën midis Mariupolit dhe Donetskut të kontrolluar nga Rusia.

Mariupol është një qytet port i madh dhe ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për disa ditë. Ka pasur edhe luftime të ashpra në Volnovakha/ Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit bëri thirrje që civilët të lejohen të largohen mes asaj që ai e quajti një “bllokadë” nga forcat ruse.

Diku tjetër, luftimet vazhdojnë. Shpër thime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës Në qytetin lindor të Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00 (02:00 GMT) sipas mediave ukrainase.