Viti i ri shkollor po afron/ Si do të zhvillohet mësimi? Beqaj zbulon një ndër alternativat e mundshme
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte së fundmi i ftuar në studion e “Abc News” me Mirela Milorin. Ai foli për hapjen e shkollave dhe alternativat e zhvillimit të mësimit.
Beqaj tha duhet menduar për një mënyrë që nuk e zëvendëson marrëdhënien njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit. Sipas tij, një alternativë është zhvillimi i mësimit 2 ditë në klasë dhe 3 ditë online.
“Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë”, tha ai.