Lajme Javore

Informohu i pari

VIP-at shqiptarë të gjithë për Elion: Të bëhemi bashkë, t’i shpëtojmë jetën!

Menjëherë pas publikimit të videos ku Elio bënte thirrje për ndihmë, shumë persona të njohur nga bota e artit, showbiz-it e jo vetëm janë sensibilizuar dhe kanë vijuar mbledhjen e fondeve për shpëtim të jetës së 9-vjeҫarit. Marin Mema, Aurela Gaçe, Jul Deda, Ismail Keta, Klea Huta, Orinda Huta, Arjola Shehu, Julka Gramo e shumë të tjerë kanë shpërndarë videon dhe kanë kërkuar ndihmë për vogëlushin.

Video e tij është bërë virale dhe disa nga portalet më të mëdha në vend si BalkanWeb, Panorama, NewsBomb, etj, kanë apeluar për ndihmë.

Me qindra mesazhe kanë ardhur në adresën e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, në Facebook-un e Elvis Naçit dhe të Sidrit Bejlerit kur qytetarë të shumtë kërkojnë që emisioni të ndihmojë Elion. Të gjithë i kanë kthyer sytë nga Elio! A do të munden shqiptarët ta shpëtojnë vogëlushin?/BalkanWeb