Lajme Javore

Informohu i pari

Vijnë lajmet nga media gjermane/ As populli rus nuk e priste atë që bëri Putini

Nga Filipp Piatov, BILD: Para se të sul monte Ukrainën tetë ditë më parë, despoti i Kremlinit, Vladimir Putin ‘vringëlliu shpatat’ për javë të tëra në kufi.

Tani po del se deri vonë, vështirë se dikush mendonte se pus htimi i Putinit ishte real- kjo madje edhe në Rusi, brenda rrethit të ngushtë të despotit!

Edhe të besuarit e ngushtë të shefit të Kremlinit nuk ishin në planin e tij, raporton media ruse Agentstvo.

Si rezultat, shumë zyrtarë të rangut të lartë, ministra dhe drejtues të kompanive të mëdha, nuk ishin të përgatitur për p ushtimin e Putinit.

Disa prej tyre u tro nditën kur u bë i ditur lajmi për pus htimin e Putinit. Sipas një burimi pranë qeverisë, kabineti po përgatitej për sanksione- por vetëm kundër vendimit të Putinit për të njohur si të pavarura dy republikat separatiste Donetsk dhe Luhansk.

Ata nuk prisnin një pushtim në shkallë të gjerë! Qeveria po përgatitej vetëm për op sionin që Rusia të përjashtohej nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT- siç ka ndodhur tani. Në përgatitje për këtë, thuhet se u mbajtën një seri konferencash me anëtarët e qeverisë.

Nga ana tjetër, vështirë se dikush në Kremlin e kishte marrë parasysh faktin se kompani të panumërta perëndimore do të tërhiqeshin nga vendi.