Lajme Javore

Informohu i pari

‘Vihet kryqi grek në Himarë’, historiani: Ta shikojnë shqipot, provokim në kohët e koronavirusit

Në vendin tonë këto ditë janë pezulluar shumë aktivitete. Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Por historiani Arben Llalla ka bërë të ditur që kjo nuk i ka ndalur disa persona të vendosin në Himarë një kryqi grek. Këtë gjë historiani e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij ai shkruan se kryqi grek është vendosur në Himarë, pa leje në 3 prill dhe se ky është një provokim i Greqisë në kohën e koronavirusit.

Mes rreshtash ai kërkon që kryeministri Edi Rama të reagojë për këtë gjë. Historiani Arben Llalla në postimin e tij ka shkruar edhe se kryqe të tjerë do vendosen nga Himara deri në Korçë, pasi sipas tij Rama i ka premtuar Greqisë për votën e BE.

Krahas postimit historiani ka publikuar edhe disa foto. Lidhur me këtë gjë ka shkruar edhe një shqiptar pranë redaksisë së JOQ Albania. Në mesazhin e tij ai pyet se ku është shteti në Shqipëri dhe se duhet të ketë reagim nga qeveria për këtë që ka ndodhur. Mesazhi i tij:

Pershendetje JOQ? Cfare behet keshtu ne Himare, ku eshte shteti? Te reagohet.
Postimi i plotë i historianit:

Ndërtim pa leje vendoset kryqi grekë në Himarë më 3 Prill 2020. Një provokim i Greqisë në kohën e koronavirusit. Nuk e di Ramaqi çfarë do na thotë për kryqin që erdhi nga Athina dhe u vendos në Himarë. Ta shikojnë mirë shqipot. Përse grekofonët kur ndërtojnë kryqe, kisha, përmendore të kriminelëve grekë pa leje nuk i dënon Rama. Ika bashkëfshatar apo bashkëkombës? Kryqe të tjerë do vendosen nga Himara deri në Korçë se Rama i ka premtuar Greqisë për votën e BE. Ju dhjefsha BE me kushte të tilla. Financuesi i kryqit të sotëm në Himarë është Jorgo Skura. Kryqi u vendos në kohën e Karantinës. Mbetet që Edi Rama ta vërtetojë lajmin ose të na shpallë FAKE NEWS. Presim përgjigje me anë të policisë së Ramaqit në doganat shqiptare…