Videoja që të ngroh zemrën, vogëlushi me sindromën Down duke përshëndetur turmën që e mbështeti gjatë maratonës
Një vogëlush me sindromën Down pu shtoi zemrat e njerëzve të internetit.
Katërvjeçari Lincoln Fay nga Bolton mori pjesë në një maratonë vrapi të quajtur ‘IronKids’ bashkë me motrën e tij binjake Lulu.
Edhe pse ishte pothuajse i fundi i garës dhe iu desh të ulej disa herë gjatë rrugës, Lincoln-i vogël dukej i lumtur që e arriti vijën e finishit dhe ndërsa dëgjonte turmën që brohoriste e duartrokiste.
Një video virale në rrjet tregon të voglin, të veshur me një bluzë të kuqe ndërsa u jep dorën të paktën 16 personave që ndodheshin përgjatë rrugës drejt finishit.
Teksa ai i afrohej 100 metrave të fundit, përshëndeti dhe komentatorin i cili e inkurajoi që të vazhdonte më tej.
Më pas motra e tij, Lulu e lejoi që ai ta kalonte vijën i pari ndërsa nëna e tyre Leanne Parsisson i shihte.
Zonja Parsisson tha:
Lincoln na zbukuron çdo ditë… U ndjeva shumë krenare sot tek e shihja që vraponte për të kaluar vijën e finishit. Ai u kënaq kaq shumë.”