Videoja më e ëmbël e ditës: Ameli kujdeset për të vëllain gjatë karantinës
Çifti shumë i dashur për publikun Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të cilit dyshja i vendosën emrin e veçantë Duam, njëjtë si titulli i këngës së tyre.
Miriami është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë karantinës dhe ka publikuar momente të ndryshme familjare. Së fundmi ajo ka postuar një video ku shihet vogëlushja Ameli duke shëtitur të vëllain me karrocë.
Ajo po rritet dita ditës dhe që tani po i ndihmon prindërit. Kujtojmë se para disa ditësh Miriami publikoi një video të vogëlushes teksa po e ndihmonte me punët e shtëpisë.