Lajme Javore

Informohu i pari

VIDEO- Zoti e bekoftë/ 3- vjeçari hero shpëton mikun e tij më të mirë nga mb ytja në pishinë

In cidenti që mund të përfundonte me një fund tr agjik ndodhi në një shtëpi në fshatin Itaperuna, e cila ndodhet fare pranë Rio de Janerio-s. Sipas raportimeve, vogëlushi i identifikuar si Henerique, kishte dalë pa lejen e prindërve nga shtëpia dhe kishe shkuar për t’u argëtuar në pishinën prapa oborrit, me mikun e tij të quajtur Artur, i cili gj ithashtu është vetëm tre vjeç.

Në një moment Henerique i vogël shihet teksa afrohet pranë pishinës për të marrë diçka, ku papritur përfundoi i zhytur në ujë. Pamjet e marra nga kamera e sigurisë shfaqin momentin kur Arthur, përpiqet me çfarë të mundet për të shpëtuar mikun e tij që po r re zikohej të mb ytej. Arthur fillimisht sheh rreth e rrotull për ndonjë të rritur, por kur nuk pa asnjë prej tyre vendosi ta marrë vetë situatën në dorë.

Ai i shtrin dorën për ndihmë shokut dhe ia doli që ta nxjerrë shëndoshë e mirë nga pishina. Ky veprim i vogëlushit ka marrë mjaft urata në rrjete sociale dhe përdoruesit e shumtë tanimë po e cilësojnë atë si një hero