Lajme Javore

Informohu i pari

VIDEO/ “S’kam koronavirus se ha çokollatë me lajthi dhe gjysmë kile domate”, Kujtim Gjuzi paralajmëron: Kush mashtron që jam me COVID-19, do përballet me drejtësinë

Kreu i Partisë Konseravtore, Kujtim Gjuzi ka shuar të gjitha zërat se ai mund të jetë i infektuar me koronavirus, ndërsa ka paralajmëruar se të gjitha ata që shpi fin për të do të përballen me drejtësinë sapo ajo të funksionojë.

Nëpërmjet një videoje postuar në facebook, Gjuzi ka treguar edhe dietën e tij ditore sipas të cilit kategorikisht ajo e mbron nga infektimi me COVID-19.

Gjuzi thotë se dita e tij nis me çokollatë me lajthi, për të vazhduar në drekë me një gjysmë kilogram domate dhe pasdite shegë.

“I këshilloj shqiptarët që në mëngjes të përdorin një kilogram kos me mjaltë ose kur nuk kanë, me sheqer. Unë përdor çokollatë me arra, bajame, ose lajthi, e cila mbron në mënyrë sistemike gjithë organizmin.

Në drekë përdor të paketën gjysmë kilogramë. Në pasdite shegë, djathë meqenëse jam shëndoshur pak përdor djathin e dhisë. Këtë nuk ia rekomandoj atyre që janë të dobët”, tha Gjuzi.