Lajme Javore

Informohu i pari

Video/ Ne e dinim që ishte i lidhur me të bijën e ministrit: Romeo kapet mat duke u puthur me një bjonde në Barcelonë…





Mjaftuan dy postime nga Barcelona, të Romeo Veshajt dhe Aleksia Peleshit që të përflitej se të dy ndodhen bashkë në Barcelonë, por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Romeo nuk ndodhet në Spanjë me Aleksian dhe jo, as vetëm me të vëllain Donaldin, ndonëse kështu është paraqitur në rrjete sociale.

Në redaksinë e Revista Who ka ardhur ekskluzive një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla.

Dyshimet që në këtë video mund të ishte dhe Donaldi nuk ishin të vogla, por tatuazhet në këmbë mungojnë dhe kjo e bën të dallueshëm Romeon.