Lajme Javore

Informohu i pari

Video e saj bëri xhiron e rrjetit, e reja shqiptare mposht koronavirusin

Muajin e kaluar bëri xhiron e rrjetit video e publikuar nga një vajzë shqiptare e cila deklaroi se ishte infektuar me Covid-19. Videon e saj e publikoi edhe kryeministri Rama i cili e falenderoi për kurajon dhe mesazhin që dha përmes videos.

Së fundmi përmes Instagramit, 24-vjeçarja ka njoftuar se e ka mposhtur virusin dhe ajo e nëna e saj kanë dalë negative në testin e rradhës.

“Testuam negative dhe jemi mirë. Momentalisht po pres të kalojë 14 ditëshi që të mund të dal”, është shprehur e reja.

Ja ç’shkruante kryeministri Rama ku pa videon e 24-vjeçares: “Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luf të botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lu fta”.