Vetëm një javë pasi solli në jetë vajzën e tretë, 37-vjeçarja ndë rron jetë nga Covid-19
Një nënë e re ka ndërruar j etë nga Covid 19, vetëm 9 ditë pasi solli në jetë vajzën e saj të tretë. Salina Shaw, 37 vjeç, solli në j etë vajzën e saj të tretë në 7 prill. Ajo punonte si kujdestare fëmijësh dhe ishte mjaft e shëndetshme.
Partneri i saj, Abdul Bangura, e ka përshkruar si një njeri energjik dhe si personin me jetesën më të shëndetshme që ai njeh. Ai shtoi gjithashtu se Salina ka zbatuar çdo rregull të vendosur, duke nisur nga distancimi social e deri tek përdorimi i mjeteve mbrojtëse, prandaj lajmi se kishte rezultuar pozitive ndaj koronavirus ishte një e papritur shokuese.
Kushërira e Salinës ka shkruajtur:
Salina iku nga kjo botë shumë shpejt. Jemi tejet të pikëlluar, por të gjithë duhet ta dijnë se ajo ishte një forcë e natyrë, një nënë e fuqishme, e vendosur dhe plot dashuri.Buzëqeshja e saj ndriçonte çdo vend që ajo shkonte. Ajo u ka mësuar vajzave të saj të jenë të pavarura dhe të forta dhe mësimet e saj do ia përcjellin motrës së tyre të vogël. Salina i adhuronte fëmijët dhe po rriste dy vajza të mrekullueshme. Na vjen shumë keq jo vetëm për humbjen e saj, por edhe për faktin që vajza e saj e vogël mundi të kishte pranë mamanë e saj për vetëm një javë. Ju lutem të gjithëve të ndihmojnë këtë familje, me çfarëdolloj mundësie që keni, këto 3 vajza kanë nevojë për të gjithë ne.