Lajme Javore

Informohu i pari

Vetëm ky vend mund ta bindë Putin t’i japë fund lüftës/ Zbulohen planet sekrete qe do ndalin ate

Nga Inga Fresner, BILD/ A mundet që Kina ta kthejë peshoren?

Ndërkohë që l ufta është ndezur në Ukrainë, në prapaskenë po bëhet një lu ftë e ehtshme me fjalë për të gjetur një zgjidhje. Qëllimi i parë: një a rmëpushim.

Protagonistët në trillerin diplomatik janë aktualisht kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Të dy folën të martën me kreun e shtetit të Kinës dhe liderin e partisë, Xi Jinping.

Televizioni shtetëror kinez bëri me dije se ka pasur edhe një kalim në video. Kancelaria gjermane tha se ata ranë dakord që të mbështesin plotësisht të gjithë negociatat që synojnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Të tre u shprehën në favor të lehtësimit humanitar dhe eksesit në zonat e kontestuara duke krijuar korridore evakuimi funksionale.

Megjithatë qëllimi i dy evropianëve është që të bindin Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij në Kremlin për t’i dhënë fund lu ftës.

Pse Kina luan një rol kaq të rëndësishëm?

Kina aktualisht ka lidhjen më të mirë me Moskën. Ish-këshilltarja për strategjinë e NATO-s, Stefanie Babst thotë se qëllimi është që të përdoret NATO si këshilltare në konflikt.

Në një intervistë, Babst shpjegoi: “Pekini ka interesat e tij për t’i dhënë fund l uftës. Sepse sanksionet kundër Rusisë po ndikojnë në ekonominë globale. Pekini ka frikë se sanksionet kundër Rusisë mund të kenë një ndikim në vetë ekonominë e Kinës”.

Kjo sepse rritja ekonomike e Kinës është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e ekonomisë botërore. Lidhjet ekonomike të Pekinit shtrihen në të gjitha anët e botës, veçanërisht në Perëndim. Anashkalimi i Rusisë në një rend të sapoformuar botërore kër cënon ambiciet afatgjata të Kinës.

Kina po ashtu thekson: të gjithë përpjekjet diplomatike kanë mbështetjen tonë. Kina dëshiron të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është gjithashtu e përgatitur, nëse është e nevojshme të ndërmjetësojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë të hënën, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi e bëri të qartë se Republika Popullore qëndron pas ‘partnerit të saj strategjik’, Rusisë.

Me një gjuhë të thjeshtë, kjo do të thotë se kur vjen puna për të qenë të ashpër, Kina shtë në krahun e Rusisë. Atëherë, sipas ekspertëve, do të jetë një bet ejë e rendeve botërore.

Sepse me çdo ditë të re lu fte, frontet ngurtësohen. ‘Nëse nuk arrijmë të vendosim një arm ëpushim, atëherë një përshkallëzim i konfliktit- edhe politikisht- është i pashmangshëm,’ thotë strategia e NATO-s.

Të shtunën në mëngjes, kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi fshehurazi për në Moskë. Mediat izraelite e mësuan vetëm në darkë dhe folën për një udhëtim sekret. Pastaj Bennett u ndal te kancelari gjerman Olaf Scholz dhe e informoi atë për takimin. Zyrtarisht thuhet se mbetemi në dialog për konfliktin. Asgjë më shumë nuk doli.

Të enjten e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i telefonoi Putinit. Rezultati ishte vetëm se u kuptua se udhëheqësi i Kremlinit është shumë i vendosur për të kontrolluar të gjithë vendin.

Edhe qeveria amerikane është e përfshirë. Në veçanti Uashingtoni po mbështet qeverinë rreth presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në negociatat me Rusinë.

Të shtunën në mbrëmje, presidenti i SHBA, Joe Biden telefonoi Kievin. Të dy biseduan me njëri-tjetrin për rreth gjysmë ore.