Lajme Javore

Informohu i pari

‘Vetëm disa muaj larg’/ Vjen paralajmërimi i fortë nga OKB, bota përballë pandemisë së rradhës

Kreu i programit botëror të ushqimit të OKB, David Beasley, tha dje në Këshillin e Sigurimit se bota është “në prag të një pandemie të urisë” dhe bota mund të përballet me “kriza urie të shumëfishta në përmasa biblike, brenda disa muajve”.

Beasley e quajti problemin “stuhia e përkryer” prej kombinimit të faktorëve si pandemia e koronavirusit, kriza ekonomike, valët e karkalecave në Afrikë, dhe disa luftëra që vazhdojnë në planet.
“Është kritike që të bashkohemi si komunitet global për të mundur këtë sëmundje, dhe të mbrojmë kombet e komunitetet më të dobëta nga efektet shkatërrimtare,” tha Beasley.

Sipas rarpotit global të krizës së ushqimit 2020, të publikuar kësaj jave 135 milionë njerëz përballen me krizë urie deri në fund të vitit.

“Në rastin më të keq, kriza e urisë do të përfshjë të paktën 40 vende, dhe në fakt aktualisht në 10 prej tyre ka më shumë se 1 milionë njerëz janë në prag të krizës së urisë”, tha Beasley.
“Ka një rrezik real se më shumë njerz do të vd esin nga pasojat ekonomike të COVID-19 sesa nga vetë virusi,” shtoi ai.

Beasley tha se vende si Haiti, Nepali, e Somalia, ku shumë familje varet nga punonjës jashtë vendit, do të goditen më rëndë, prandaj ai nxiti liderët të lënë mënjanë diferencat e tyre dhe aventurat ushtarake për t’u përballur me sfidat e vërteta.

Sipas agjencisë Bloomberg, Kazakistani ka ndaluar eksportin e drithërave dhe kjo është një shqetësim serioz pasi është një nga prodhuesit më të mëdhenj botërorë. Ndërsa Vietnami, prodhuesi i tretë më i madh në botë i orizit, ka ndaluar përkohësisht kontratat e eksportit.

Politikanët dhe krerët e biznesit insistojnë se zinxhiri i furnizmit është ende i fortë dhe se raftet do të mbeten të mbushura. Por nuk ka dyshim se sinjalet e thyerjes së zinxhirit të lëvizjes së mallrave kanë nisur pas pandemisë./tch