Lajme Javore

Informohu i pari

Vdes nga koronavirusi 26-vjeçarja beqare, lë vajzën 3-vjeçare jetime

Një 26 vjeçare ka ndërruar je të si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirus. Sonja Kaygan, ishte një mama beqare, e cila kishte një vajza 3 vjeçare. Vajza e saj tashmë, është marrë nën kujdesin e gjyshes. Sonja punonte prej vitesh në një shtëpi kujdesi dhe përshkruhet si një person që bëntë gjithçka për të ndihmuar të tjerët.

Në një faqe bamirësie,ku po mblidhen fonde në kujtim të saj thuhet:

Sonja Kaygan për fat të keq humbi betejën e saj me Covid 19 në moshën 26 vjeçare. Sonja punonte në një shtëpi kujdesi, ku i dedikoi jetën e saj personave në nevojë. Ajo ishte e kujdesshme dhe tepër e dashur. Sonja ka lënë pas vajzën e saj 3 vjeçare, për të cilën do të kujdeset mamaja e saj. Paratë e mbledhura nga fondi jonë, do të shkojnë në ndihmë të vajzës së saj, për t’i mundësuar gjërat e nevojshme si dhe për shpenzimet funebre të Sonjës.