Vd es nga koronavirusi ish-boksieri i njohur, shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, ish-boksieri i njohur, Skënder Kurti.
Kurti u nda nga jeta pak minuta më parë, në moshën 61-vjeçare.
Ai kishte kaluar në vd ekje klinike disa ditë më parë.
61-vjeçari ka qenë boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërsa më pas ai u bë trajner, ku trajnonte të rinjtë në këtë sport.
Skënder Kurti ka zhvilluar me dhjetra ndeshje boksi brenda dhe jashtë vendit.
Kur ishte i ri, ai cilësohej si një ndër boksierët më të mirë në Shqipëri.