Lajme Javore

Informohu i pari

Vd es i pesti pacient nga Shkodra i infektuar me koronavirus, reagon ministria e Shëndetësisë

Një 69- vjeçar nga Shkodra ka ndë rruar je të pak momente më parë në Spitalin Infektiv.

Burimet bëjnë me dije se burri ishte shtruar disa ditë më parë në spital për shkak të koronavirusit.

Mësohet se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. 69 vjeçari ishte infektuar në spitalin e Shkodrës nga infermierja e cila po ashtu rezultoi me koronavirus.

Burimet nga ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas këtij rasti:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vde kjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndë rruar j etë në spitalin infektiv, ka hum bur je tën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndë rruar je të si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndë r ruar je të si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.