Vd ekja e ‘DEDËS’/ Përlot me poezinë poeti Agim Doçi: Po unë Rikard ku t’i çoj LOTËT?!
Poeti Agim Doçi i ka dedikuar disa vargje të madhit Rikard Ljarja i cili u nd a nga je ta në moshën 77-vjeçare pas një sëmu ndje të rëndë.
Doçi ka recituar mes lotësh vargjet dedikuar “Dedës”.
“Askush nuk mund të thotë që se njeh Rikard Ljarjen. Unë e kam njohur Rikardin përmes profesorit të nderuar të gjuhës gjermane në Shkodër, babait të tij Karlo Liarja.
E pashlyer do mbetet për mua kur Rikardi në Kukës erdhi si personazh kryesor për të përjetësuar atë Dedën e famshëm dhe në kinema Gjallica në Kukës kur të gjithë spektatorët e filmit, ndër më të arrirët për mua, punonjësit e postës së Kukësit, Rikardin e rrethuan me shumë dashuri. Fillërojtësi Dedë, një personifikim i mrekullueshëm, i rrallë. Nuk e di kujt i është prishur mideja për mostransmetimin e atyre filmave. Dhimbja ime më e madhe është që nuk shkojmë dot t’i hedhim një dorë dhe’”, tha Doçi ndërsa recitoi këto vargje që ngjethën nga ekrani i News 24.
Sa shpejt që ike O NJERI…
KUJTESA jonë të ka të SHENJT
TI yll i ndezun me DASHURI.
Do ikin vitet TI s’do harrohesh
MAGJIA yte – PRINC i aktrimit
TI mbetesh YLLË e do kujtohesh
SIMBOL i gjallë n’magjin e filmit.
Do jesh tek ENGJËJT perkrah me shokët
Po unë RIKARD ku ti çoj lotët?