Lajme Javore

Informohu i pari

Vazhdojnë ditët e bekuara për shqiptarët/ 400 mijë pelegrinë i luten Baba Aliut nga vendi i shenjtë: Na jep shëndet, dhe bereqet o i madhi zot

Çdo vit, nga data 18 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra peligrinë, që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Ali. Edhe në këtë periudhë të vështirë pandemie, ku kontaktet fizike duhet të jenë sa më të rralla, besimi në Zot i këtyre personave, ka bërë që të lënë as rregullat dhe frikën dhe të nisen për të plotësuar ritualet e shenjta.

Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamed.

Pelgrinët ngrejnë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse mendohej se pandemia do t’ i frenonte pelegrinët për tu bërë pjesë e këtij peligrinazhi, që prej datës 18 numri i tyre deri më sot ka arritur në rreth 400 mijë, ndërkohë që festimet do të përfundojnë të martën në mbrëmje.

Sakrifica e qengjit është rituali i veçantë i kësaj feste, ku në shenjë pastrimi pas flijimit, besimtarët duhet të lyejnë ballin me gjakun e qengjit të sapo therur, të kryejnë lutjen dhe më pas, mishi i qengjit të sakrifikuar piqet në hell dhe ndahet ndërmjet peligrinëve.

Pelegrinët uruan njëri-tjetrin dhe gjithë shqiptarët për më shumë mirësi e lumturi në çdo famil