Lajme Javore

Informohu i pari

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Shqipëri/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë…





Një javë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi praninë e “Deltas” në Shqipëri, që në fakt po qarkullon gjerësisht.

Një muaj më parë, janë regjistruar 598 raste të reja, 19.2 raste në ditë, sipas studimit të bërë nga VOA. Krahasuar me qershorin, rritja është e ndjeshme, dhe numri i testimeve u rritur me 10%.

Ka qenë pikërisht pjesa e dytë e muajit korrik që u vërejtën rritje të rasteve, ku kulmi ishte më 29, 47 të prekur të rinj, kuota më e lartë që prej 14 majit. Ndërsa më 4 korrik, ishte niveli më i ulët me vetëm 1 të infektuar.