“Vala e dytë mund të jetë më e madhe”, Tritan Kalo: COVID është ende në “lulëzim”, i vetmi virus ku OBSH s’ka shkuar te vatra
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, theksoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.
Ajo mund të jetë më e madhe, por e përballueshme nga strukturat spitalore, nëse zbatohen masat.
Duke folur për lehtësimin e masave, mjeku Kalo theksoi se mund të ketë hapje graduale të jetës, por duhet bërë shumë kujdes, pasi sipas tij, sëmundja është ende në “lulëzim”.
“Ne jemi kërrnacë, por edhe shumë me tefter për të përdorur teste. Duhet bërë hapje graduale, që përplasja me të infektuar të jetë më e vogël, zhvillimi i rasteve të jetë gradual dhe të jetë nën kontroll si numri i të prekurve, si numri i atyre që mund të trajtohen në spital. Në valën e dytë shpresojmë të mos kapërcehen strukturat e spitalit, por ama në Kinë dhe Kore u mbyllën menjëherë pas hapjes, sepse pati shtim të rasteve. Infektimet e valës së dytë mund të jenë më të mëdha se të valës së parë, por mund të përballohen me strukturat spitalore, nëse kemi hapje graduale.