Lajme Javore

Informohu i pari

“Vala e dytë e pandemisë është e pashmangshme dhe mund të jetë dyfish më fatale”

Një valë e dytë e pandemisë është e pashmangshme sipas ekspertëve dhe pritet që kjo valë të jetë në sezonin e gripit. Robin Shattock nga Imperial College tha se është i bindur që kjo gjë do të ndodhë. Ai paralajmëroi gjithashtu që të gjitha institucionet shëndetësore duhet të kenë një përgatitje 10 herë më të lartë se tani, pasi pandemia dhe gripi në të njejtën periudhë do të kërkojnë akoma më tepër staf dhe mjete.

Prof. Shattock, i cili po punon edhe për një vaksinë, tha:

Rreziku i vërtetë i madh është nëse shohim shifrat aktuale të rasteve, përgjatë dimrit të ardhshëm. Është një periudhë ku kemi edhe gripin sezonal. Kështu që do të përjetojmë një të keqe të dyfishtë në sistemin shëndetësor. Ne nuk e dijmë nëse Covid 19 mund të jetë me sezone, prandaj edhe rikthimi i parakohshëm në jetën normale mund të jetë një gabim i madh. Vala e dytë mund të jetë një mutacion i virusit dhe mund të rezultojë akoma më vde kjeprurëse se vala e parë.