Lajme Javore

Informohu i pari

Vajzat qe punojne në Dubai do mërziten shumë/ Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe! 40 ditë zi

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, shkruan Al Jazeera.Agjencia gjithashtu bëri të ditur që vendi do të jetë 40 ditë në zi dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë. Gjithashtu për tre ditë do të mbyllen ministritë dhe subjektet zyrtare në nivel federal dhe lokal dhe sektorin privat.Sheikh Khalifa ishte parë rrallë në publik që nga një goditje në tru në vitin 2014. Sipas kushtetutës, zëvendëspresidenti dhe kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si president derisa këshilli federal që grupon sundimtarët e shtatë emiratet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur presidentin e ri.

Kujtojmë se Dubai ka qenë një emër mjaft i përmendur muajit e fundit në Shqipëri, pasi u zbuluan se cfarë pune bënin shumë nga vajzat shqiptare që shkojnë atje.Bëhet fjalë për modele, këngëtare, apo vajza ta shoubizit që në këmbim të lukit pranojnë të bëjën gjithcka për të kënaqur sheikët e shumë në këtë vend dhe tekat e tyre djallëzore.Vitet e fundit është rritur shumë numri i të rejave shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Dubai, por shumica prej tyre kuptohet që nuk bëjnë aspak punë të ndershme.