Lajme Javore

Informohu i pari

Vajza Me Sin dromen Down Rrembeu Zemrat E Te Gjitheve Shpallet “Modelja Vogël Më E Ëmbël”.

Ka rrëmbyer zemrat e audiences ndërsa modelonte për një sfilatë mode, ja arsyeja..

Vajza 4-vjeçare nga Malta, Francesca Rausi, ishte vogëlushja e parë në Maltë që mori pjesë në një konkurs modelimi për fëmijë dhe fitoi titullin “Modelja vogël më e ëmbël”.

Tashmë ajo po sfilonte në një skenë në Javën e Modës në New York. Vajza e vogël me sin dromën Down, vodhi zemrat e të gjithë audiences me buzëqeshjen e saj vesh më vesh.

Asaj iu bashkua Madeline Stuart, një 23-vjeçare australiane që u bë e famshme si modelja e parë me si ndromën Down.

Franceska e vogël do të ndjekë shembullin e Madeline dhe do të vazhdojë ëndrrën e saj si modele.

Java e Modës në New York është pjesë e një eventi bamirërie që thyen barrierat e standardeve të vjetruara të bukurisë dhe synon të rrisë vetëdijen për njerëzit me sin dromën Down.

Organizatorja Tiziana Randisi tha se Java e Modës në New York është një hap i madh përpara për ata që kanë aftësi të ndryshme.

Ndërsa vogëlushja Francesca sapo po fillon karrierën e saj në modelim, Madeline është tashmë një modele e njohur që sfilon për mjaft stilistë, përfshirë Tommy Hilfiger.