V uante nga deformimi i shtyllës kurrizore, ‘Fundjavë Ndryshe’ i ndryshon jetën 20-vjeçares
Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka dëshmuar sërish se kur bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, asgjë nuk mund ta ndalë. Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka ndarë një tjetër gëzim me qytetarët, ku është bërë i mundur realizimi me sukses i një operacioni shumë të vështirë për të renë Biljana Beqiraj, e cila rr ezikonte jetën nga sëm undja e sk oliozës.
Ajo ia ka dalë mbanë, e tashmë për 20-vjeçaren hapet një etapë e re për jetën. Ëndrrat për një të ardhme më të mirë, nuk ia ka humbur shpresat asaj dhe “Fundjavë Ndryshe”, duke bërë të mundur transportimin drejt Turqisë.
Aty Biljana Beqiraj është përballur me profesionalizmin e mjekëve, ndërsa dëshira për jetën e ka bërë edhe më të fortë.
E reja që shihni në foto është nga fshati Borje. Ajo ia ka dalë mbanë, duke demostruar se është një vajzë e fortë.
Nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”, “Fundjavë Ndryshe” ka gëzuar një tjetër familje, e cila vuante për bijën e tyre. Por nga sot nuk ka më lot hi dhërimi dhe v ajtje, por vetëm lot gëzimi.
“Mirëmëngjesi. Ndajmë së bashku lajmet e mira. Realizuam me sukses operacionin e Bilajnes, vajzës 20 vjeçare nga Kukësi, rr ezikonte jetën nga sëm undja e s koliozës. Operacioni u bë në një spital privat në Turqi. Të presim sa më shpejt në atdhe, Biljan. “Bamirësia nuk të varfëron”, shkruan drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.