Lajme Javore

Informohu i pari

‘Urime 18-vjeçarja ime’, Bes Kallaku i bën urim special për ditëlindje Ijes, ja sa vite mbush gjyshja e famshme

Sot për aktorin e humorit Bes Kallaku është një ditë e veçantë, pasi gjyshja e tij Ija ka ditëlindjen.

Ajo feston 81-vjetorin, ndërsa Besi ka publikuar një foto nga momenti kur ka shkuar për ta takuar.

Aktori tregon se se e ka gjetur si gjithmonë duke punuar në kopsht duke punuar.

Besi i shpreh të gjithë dashurinë e madhe që ka dhe e cilëson atë 18-vjeçare.

‘Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si per hedhje çekiçi. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! Zoti ju rujt’, shkruan aktori në ‘Facebook’.