Ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus në Itali
Për 24 orë në Itali janë shënuar 760 viktima dhe janë regjistruar 4.668 raste të reja me Koronavirus. Numri i viktimave është rritur që nga dita e djeshme, që u shënuan 727 raste të reja por fatmirësisht numri i rasteve të reja është ulur pasi dje u regjistruan 4.783.
Në total numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13.155 dhe numri i të infektuarve ka arritur 110.574. Italia është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave.