Lajme Javore

Informohu i pari

Ukraina ndihmon Italinë në luftën kundër koronavirusit, dërgon një grup infermierësh dhe mjekësh

Ukraina, e cila pret një rritje të rasteve të koronavirusit gjatë javëve të ardhshme, dërgoi mjekët në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre italianë dhe për të fituar përvojë në terren.

Një ekip prej 20 mjekësh, duke përfshirë kirurgë, anestezistë dhe infermierë, do të qëndrojnë në Itali për dy javë.Ministri i Brendshëm ukrainas Arsen Avakov, i cili shoqëroi ambasadorin, tha që Kievi do të dërgojë më shumë ndihmë mjekësore në Itali në ditët në vijim.

Ministri i Brendshëm Arsen Avakov, tha:

Ishte një nder për ne që të ndihmojmë Italinë gjatë kohërave të tilla të vështira. Ne e dimë që shumë ukrainas jetojnë dhe punojnë në Itali. Duke ndihmuar Italinë, ne po ndihmojmë qytetarët tanë.
Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka raportuar 1,096 raste, përfshirë 28 viktima që nga 3 marsi, kur u regjistrua rasti i parë.

Kreu i misionit mjekësor të Ukrainës, neurokirurgu Andriy Miroshnichenko, tha që të gjithë anëtarët e ekipit vullnetar që do të punojnë në Itali do të jenë më të përgatitur për të trajtuar më pas pacientët në Ukrainë.

Ata do të kenë fituar praktikën e duhur dhe do të kenë më tepër njohur rreth kësaj sëmundjeje se mjekët e tjerë.