Lajme Javore

Informohu i pari

Uaa Monika shthurr gojën me Donaldin/ Duket që e ke të vogël ti…

Banorët e BB Vip janë futur dje në disa kutia për të provuar se kush reziston më shumë, kjo ishte prova e caktuar për ta nga Big Brother.

Nga të parat që është dorëzuar ka qenë Monika, ndërsa Donaldi ishte nga personat që rezistoi më shumë. Shakatë mes Monikës jashtë kutisë, pasi doli sepse nuk rezistoi dot, dhe Donaldit brenda kutisë, nuk kanë munguar.

Ajo i ka thënë që e ka kutinë të vogël, por kjo është keqkuptuar nga Donaldi, i cili i ka thënë se e gënjen pamja e jashtme.

Më pas ata i janë futur muhabeteve të tjera, me dy kuptime. Flisnin për kutinë por nënkuptonin madhësi që kanë të bëjnë me organin e burrave.

Monika ka thënë se ka një mënyrë për të kuptuar gjatësinë, “duket nga dora dhe nga madhësia e këmbës”, ka thënë ajo dhe ia ka plasur të qeshurit.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme na pret një spektakël i gjatë, ku do të ketë si zakonisht surpriza, debate të forta dhe sigurisht 1 largim nga shtëpia. Në nominim janë Iliri, Eltioni dhe Arbëri.