Lajme Javore

Informohu i pari

Ua mori tokën Fjerakëve/ Rama e thotë me të madhe: T’u japin punë tani, se do bëjnë Turqit spital





Edi Rama ka qenë sot në Fier, ku është hapur edhe kantieri për ndërtimin e spitalit nga turqit. KM i ka bërë të qartë inxhinierit turk se spitalin e do para zgjedhjeve, pra për tre muaj, dhe ky i fundit e ka pohuar.

Ndër të tjera, në këtë takim Rama ka zgjedhur që t’i “mbyllë gojën” edhe fermerëve që i ka marrë tokën, duke urdhëruar që t’i gjejnë ndonjë punë në kantier. Kështu ai ka sheshuar dhe pakënaqësitë që ata kishin për shpronësimin, sa kohë që punimi i tokës ishte burim të ardhurash. Mirëpo kjo punë vetëm për tre muaj është, dhe nuk dihet se çdo bëhet me ta më pas.

Rama u shpreh:

Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar me mirëkuptim duhet t’i takosh dhe që nga ai zotëria që unë fola atë ditë t’i ofroni mundësinë që të punojnë këtu, në çfarëdo lloj pozicioni që ata mund të punojnë, duke pasur parasysh aftësitë dhe nevojën e tyre për të qenë të punësuar këtu. Që nga roje kantieri, teknikë, punëtorë se nuk e di çfarë aftësish kanë.