Lajme Javore

Informohu i pari

Ua mori mendjen paraja/ Ja politikanët që lanë gratë kur u bënë të pasur





Kanë pasur sukses në politikë por jo në martesë!

Të divorcuarit e politikës duke nisur nga Nano, Dade, deri tek Genc Pollo kanë arritur të jenë ndër njerëzit më të suksesshëm, por nuk kanë arritur që të kenë të njëjtin fat edhe në dashuri

Kanë nisur me zjarr, por përfunduan të gjitha në divorc. Personazhe nga selia “blu” dhe “roze”, femra dhe meshkuj, por edhe të partive të vogla, kanë provuar që të shkurorëzohen ligjërisht.

Dhe sot disa prej tyre janë martuar për herë të dytë, disa të tjerë po shijojnë ndonjë “dashuriçkë” në horizont, por ka dhe nga ata që iu ka lënë shije aq të keqe martesa sa kanë vendosur të rrinë vetëm (ose të paktën nuk kanë treguar gjë publikisht).

Po kush jane keta politikanë? Të jeni të sigurt se disa i dëgjoni për herë të parë

GENC RULI

Ai ka qenë i martuar 2 herë me celebrim, . Historia e tij e parë e dashurisë dhe e fejeses ka nisur para viteve 1990 dhe eshte prishur menjehere pas ardhjes se pluralizmit. Thuhet qe Genc Ruli nuk ka jetuar asnje dite me ish-te fejuaren e tij, per te cilen thuhet se ka pasur me ministrin edhe lidhje zyrtare kurore, edhe pse fejesat dikur kane pasur nje forme tjeter. Tashme Genc Ruli po shijon martesen e tij te kurorezuar edhe me femije.

FATOS NANO

Ishte i pari politikan qe deklaroi se “une nuk mbaj si shoket edhe grua, edhe dashnore”. Ai trokiti ne dyert e gjykates, per t’u ndare nga bashkeshortja e tij, Rexhina Nano, me te cilen kishte dy femije te rritur dhe kishte ndare jeten me te per afro 30 vjet. Divorci qe u shoqerua me nje zhurme te madhe mediatike, erdhi ne vitin 2001. Ne skene doli Xhoana Nano, nje femer disa vite me e re sesa Nano, plot sharm e finese, e cila brenda nje kohe te shkurter shkoi drejt altarit me kryeministrin e asaj kohe.

YLLI PANGO

Nuk ka shume nevojë për prezantim, megjithatë po bejmë një retrospektive. Ai shkoi drejt divorcit para njembedhjete vitesh. Me pas, lidhja e tij me nje studente, me pas pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Sociale, do te ishte ne qender te vemendjes per disa kohe. Mesa duket, Pango dhe vajza simpatike nuk gjeten dot gjuhen e perbashket, ndaj vendosen te ndaheshin. Fundin e historisë mbi skandalin seksual qe i ndodhi, besojme e dini te gjithë

ARTA DADE

Ish- deputetja e PS-së, Arta Dade eshte nder te paktat femra te politikes qe i shtohet listes se divorceve ne vite. Per arsye qe nuk u bene kurre publike, Dade, e cila ka mbajtur disa poste ministrore si, Ministre e Kultures, apo e Jashtme, vendosi t’i jape fund marteses disavjeçare me Gezim Dabullen. Arta Dade, e vleresuar edhe per bukurine e saj dhe shijen ne te veshur eshte nene e dy djemve. Pas ndarjes nga bashkeshorti, ajo nuk ka tentuar te martohet asnjehere.

LAJLA PeRNASKA

Ish-studentja e Berishes, Lajla Pernaska ka patur nje martese te hershme, per te cilen nuk dihen shume detaje. Ajo vete pranon divorcin, ndersa sjell nje tjeter aspekt se si duhet te jete dashuria, duke mos e pare perfundimin e saj patjeter ne nje kurorezim. “Dashuria per mua eshte nje ndjenje thelbesore njerezore, i cila ka shume dimensione… Mendoj se dimensioni me i rendesishem i dashurise sone eshte ai per femijen dhe besoj se dashuria e nenes per femijen eshte e vetme dhe e patjetersueshme. Por dhe dimensionet e tjera te saj jane po aq te rendesishme si ajo prinderore, per njerez te dashur etj. Pa dyshim nje dimension unik eshte ai i dashurise ne çift. Kur ndodh, ajo eshte vertet e mrekullueshme. Edhe une e vleresoj mjaft kete dhe mendoj se dashuria dhe ne kete dimension, nuk njeh moshe! Sigurisht e mirepres ate”, thote Lajla, por deri tani nuk e kemi pare qe te shfaqet çift ne ndonje eveniment.

EDI PALOKA
Kurorezimi i pare ka qene me nje shoqe shkolle dhe nga kjo martese ka edhe nje vajze. Nderkaq, nje vit me pare Edi Paloka realizoi dhe martesën e tij të dytë me nje vajze te quajtur Desara. Ajo ka mbaruar studimet ne Universitetin e New York-ut ne vitin 2007, aktualisht së bashku kane lindur femijen e dyte.

EDI RAMA
Martesa e parë ishte me aktoren e bukur dhe të famshme të viteve ’90 Matilda Makoçi. Nje martese qe pati si fryt edhe nje djale, Gregorin. Kjo eshte historia e dashurise, marteses dhe divorcit ne dy fjali e Edi Ramës me aktoren e bukur te dy dekadave me pare, Matilda Makoçi. Martesa e tyre eshte zgjidhur zyrtarisht ne Gjykaten e Tiranes, ne vitin 1991.

PETRIT VASILI
Petrit Vasili ka nje djale nga celebrimi i pare, i cili tashme eshte ne universitet. Nderkaq, ai eshte nje prej atyre protagonisteve qe po perjeton aktualisht nje histori te bukur dashurie. Menjehere pas ndarjes nga gruaja shume vite me pare, Vasili duket se ka qene ne kerkim. Në fakt i ka dalë për mirë sepse sot e shohim atë shumë të lumtur.

EDUART SHALSI
Pas disa vitesh martese, Edi Shalsi vendos te divorcohet nga bashkeshortja, Alisaveta. Ishte vete ai, qe kerkoi ndarjen nga e shoqja. Ne fakt, ne nuk kemi mundur te zbardhim arsyet e divorcit, por dime qe gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur ate me date 22 dhjetor 2006.

Genc Pollo
Edhe Genc Pollo nuk i ka shpetuar sindromes se divorcit. Nuk dihen ende shkaqet e dhenies fund te kesaj martese midis çiftit te cilet kishin vite bashke. Nga kjo martese rezulton se ata kane dy vajza, te cilat per shkak te mosmarreveshjes midis prinderve te tyre jetojne me te emen ne nje shtepi qe kjo e fundit e ka marre me qira.