U shtrua me urgjencë në spital, reagon për herë të parë nëna e Ronaldos
Cristiano Ronaldo është duke kaluar ditë të vështira. Nëna e tij, Dolores Aveiro, pësoi një goditje në tru dhe u shtrua me urgjencë në spital, por për fat të mirë ia ka hedhur paq dhe aktualishtndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ylli i Juventusit fluturoi drejt Portugalisë për t’i qëndruar pranë personit më të shtrenjtë në botë, teksa është rikthyer në stërvitje me Juventusin. Dolores ka postuar një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, aty ku i qetëson të gjithë me lajmin që e keqja ka kaluar.
Ai tha:
Të dashurit e mi kudo që ndodheni, ky nuk është një mesazh normal i Dolores, por po shkruaj këtu për t’u lajmëruar se po e marr veten (jam ankuar shumë për qëndrimin e shtrirë në krevat për shumë orë). E di që është për të mirën time dhe pas pak ditësh do të rifilloj aktivitetin normal me dëshirën e Zotit. Ishte vetëm një situatë e frikshme, jam e vetëdijshme për atë që më ndodhi dhe mund të them që pata fat. Falënderoj skuadrën e mjekëve dhe gjithë profesionistët që kanë qenë përkrah meje që nga ora e parë. Ju falënderoj për mesazhet mbështetëse, për lutjet tuaja dhe energjitë pozitive. Falënderoj fëmijët e mi të dashur, nipat, vëllezërit dhe miqtë. Dolores do të kthehet shpejt, do të doja t’iu falënderoja edhe për mirëkuptimin e privatësinë tuaj në përgjithësi. Faleminderit të gjithëve“, përfundon mesazhi i nënë së yllit portugez.