U shërua nga Covid-19, flet pacienti nga Vau i Dejës: Njerëzit fillojnë e të shohin shtrembër
Një 35-vjeçar nga Vau i Dejës, i infektuar me koronavirus, tashmë i shëruar, ka folur për sëmundjen e rëndë që ka kaluar.
Në një intervistë për Birn, ai shprehet se përveç sëmundjes, një tjetër shqetësim është edhe stresi. 35-vjeçari u shtrua për tetë ditë në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi shfaqi simptoma të temperaturës dhe kollës së rënduar.
Ai u shpreh:
Në fakt unë nuk kisha ndojë komplikim, megjithëse me thënë të drejtën, frikë kisha. Kjo sepse para tre muajsh kisha kaluar një ftohje në mushkëri e nuk isha mjekuar dhe filloi të më rëndohej kolla. Por me ta thënë të vërtetën, më shumë se sëmundja, kisha stres.
35-vjeçari ka lënë prej ditësh spitalin dhe ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpi me familjarët e tij. I riu duket se nuk i ka kaluar ende përjetimet e këqija dhe frikën që e shoqëruan sëmundjen.
Ai shton:
Jo po e kemi marrë kur kemi qenë në Itali, jo po lani duart…po larja e duarve është e përditshme, nuk është vetëm për sot. Këto deklarata kështu nuk më pëlqejnë, se njerëzit fillojnë e të shohin shtrembër