Lajme Javore

Informohu i pari

U porositën mbi 17 milion teste, shencëtarët nuk gjejnë dot antitrupat tek pacientët

Testet e antitrupave të përdorura në Britani, mund të mos jenë funksionalë. Sipas hulumtimeve, tek një e treta e pacientëve të rikuperuar është thuajse se pamundur të zbulohen antitrupat.

Qeveria ka porositur 17.5 milion komplete antitrupash, të cilat do t’u tregonin pacientëve nëse ata tashmë kanë pasur virusin dhe do të kuronin të infektuarit duke zbuluar antitrupat që prodhohen për të luf tuar Covid-19.

Shkencëtarët nga Kina kanë zbuluar që rreth një e treta e pacientëve të kuruar kanë nivele shumë të ulëta të antitrupave në gjakun e tyre, gjë që mund t’i bëjë ata të vështirë për t’u testuar.

Studiuesit e Universitetit Fudan në Kinë analizuan mostrat e gjakut nga 175 pacientë të trajtuar në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik Shanghai.Të gjithë pjesëmarrësit e studimit ishin rikuperuar pasi pësuan simptoma të buta të virusit.

Studiuesit zbuluan se 30 përqind e pacientëve, shumica e të cilëve ishin të rinj, kishin shumë pak antitrupa.Pavarësisht kësaj, nivelet e proteinave u rritën me moshën, pasi pacientët e moshës midis 60 dhe 85 shfaqën trefishin e sasisë së antitrupave nga njerëzit në grupmoshën 15-39.

Kjo konfirmon që sëm undja është më vde kjeprurëse kur shkakton një përgjigje ekst reme të imunitetit dhe se mbi 70-ta janë rreziku më i madh për të vd ekur nga virusi.

Sidoqoftë, proteinat e krijuara posaçërisht për të luf tuar sëmu ndjen, nuk u zbuluan në dhjetë pacientë që më parë kishin testuar pozitiv. Në këtë rast, studiuesit thonë se këta pacientë janë të pritur të infektohen për herë të dytë.

Në studim, thuhej:

Pacientët e kuruar, tek të cilët nuk janë gjetur antitrupa, rrezikojnë të infektohen për herë të dytë nga virusi. Tek këta pacientë, duhen bërë studime të mëtejshme. Ndërkohë, studimi i antitrupave, është ndarë me grupmosha. Moshat e mëdha kanë prodhuar më tepër antitrupa, pra sistemi i tyre imunitar ka luf tuar më gjatë me virusin, gjë e cila i bën ata akoma më të rrezikuar nga simptomat e covid 19. Tek një pjesë e madhe e pacientëve, antitrupat janë shumë të vështirë për t’u gjetur, gjë e cila e bën më të vështirë kurimin e tyre. Kërkimi i antitrupave, është një nga metodat kryesore që po përdorim momentalisht për të krijuar kurën kundër koronavirus.