Lajme Javore

Informohu i pari

U përdor spraj kundër arinjve, zbardhet DESHMIA se si u hel muan 60 nxënësit në Fier

60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfunduan me shenja he lmimi dje në spital duke shkaktuar alarm në të gjithë qytetin.

Pasi mësuan këtë fakt, dhjetra prindër shkuan në ambientet e shkollës duke i kërkuar llogari drejtuesve për çfarë po ndodhte.

Sipas tyre, kjo është hera e dytë brenda javës që nxënësit he lmohen në këtë mënyrë në shkollë dhe situata është tepër alarmante.

Siç mëson abcnews.al, një hel mim i ngjashëm, por duke prekur një numër më të vogël nxënësish ka ndodhur edhe një javë më parë në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Policia ka shoqëruar dy nxënës të shkollës me akuzën se ishin ata që hodhën lëndën hel muese në ambientet e shkollës.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e njërit prej tyre duke zbardhur gjithçka ka ndodhur në lidhje me he lmimin e konsideruar si të mistershëm në këtë shkollë.

Në dëshminë e tij, njëri nga nxënësit është shprehur se kanë përdorur një spraj për t’u mbrojtur nga kafshët e eg ra në mal. Spraji në fjalë përdoret nga alpinistët dhe gja htarët me qëllim mbrojtjen në rast se sul mohen nga kafshët e e gra, kryesisht arinjtë.

I riu ka deklaruar se sprajin e kishte blerë në njërin prej dyqaneve të shitjes së ar mëve të gja hut në zonë dhe e kanë përdorur dy herë duke shkaktuar probleme të mëdha tek nxënësit e tjerë.

Tek e njëjta shkolla ka patur sërish probleme sot, ku disas nxënës jaë ndjerë keq duke bërë që të rikthehen autoambulancat. Kjo ka alarmuar prindërit, të cilët kanë shkuar në shkollë duke i kërkuar llogari drejtuesve për masat e sigurisë që mungojnë. abcnews